Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Përleshje me mjete të forta mes disa personave në Shtime – dy në gjendje të rëndë

    22/06/2025 11:59
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmjen e së enjtes, në rrugën “Skënder Salihu” në Shtime ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave, ku dyshohet se janë përdorur mjete të forta dhe një thikë.

    Si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

    Sakaq, policia ka arritur të arrestojë të premten pesë persona të dyshuar: A. M. (19 vjeç), Sh. R. (19 vjeç), E. S. (18 vjeç), A. M. (17 vjeç) dhe L. M. (17 vjeç).

    Sipas hetimeve paraprake, mes palëve kishte pasur konflikte të mëhershme, ndërsa përleshja ka ndodhur pas një fjalosjeje gjatë lëvizjes me veturë në të njëjtën rrugë.

    Tre të dyshuar A. M., Sh. R. dhe E. S., janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit, ndërsa dy të miturit janë liruar në procedurë të rregullt.

    Rasti është duke u trajtuar nga hetuesit rajonalë dhe për çdo zhvillim tjetër do të jeni të informuar me kohë.

    Artikuj të ngjashëm

    Costa: I shqetësuar me tensionet në Lindjen e Mesme, diplomacia mbetet mënyra e vetme për paqe

    Britania e Madhe përgatit një fluturim për të transportuar qytetarët britanikë jashtë Izraelit

    Futja e SHBA-së në luftë kundër Iranit, Kurti: Është superfuqia demokratike që duhet mbështetur

    Të Fundit

    Përleshje me mjete të forta mes disa personave në Shtime – dy në gjendje të rëndë

    Costa: I shqetësuar me tensionet në Lindjen e Mesme, diplomacia mbetet mënyra e vetme për paqe

    Britania e Madhe përgatit një fluturim për të transportuar qytetarët britanikë jashtë Izraelit

    Futja e SHBA-së në luftë kundër Iranit, Kurti: Është superfuqia demokratike që duhet mbështetur

    Zgjedhjet lokale, KQZ do shpenzojë rreth 2.5 milionë euro për votimin jashtë vendit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.