Një përleshje fizike mes tre personave ka ndodhur dje në Ferizaj, pas një mosmarrëveshje që të njëjtit kishin.
Tre të përfshirët në këtë rast kanë rënë në prangat e Policisë.
Sipas raportit të Policisë, thuhet se si pasojë, të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.