Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Përkujtohen dëshmorët e kombit në Gllogjan, Irzniq dhe Dubravë

    03/04/2025 18:40
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sot, me nderim dhe respekt, u përkujtuan disa nga heronjtë e rënë për lirinë e Kosovës, të cilët dhanë jetën për idealin e çlirimit kombëtar, raporton Demos.

    Në Gllogjan, u bë homazh për Heroin e Kosovës, Arton Mehmetaj, luftëtar i UÇK-së, i cili dha jetën për atdheun, dhe për Halit Coka, një luftëtar i palodhur që nuk kurseu asgjë për lirinë e Kosovës.

    Në Irzniq, u mbajt një ceremoni përkujtimore për Mustafë Çekajn, i cili ra heroikisht në mbrojtje të kombit.

    Ndërsa në Dubravë, u nderua Naim Turkaj, i vrarë nga forcat serbe në vitin 1992, duke lënë pas një trashëgimi heroizmi dhe sakrifice.

    Njoftimi i plotë:

    -Sot, së bashku me shumë bashkëluftëtarë, kujtuam me respekt dhe nderim heronjtë tanë të rënë për liri. Në këtë ditë të veçantë, përkujtuam luftëtarin e UÇK-së, tashmë Hero i Kosovës, Arton Mehmetaj nga Gllogjani, i cili dha jetën për atdheun.
    -Po ashtu, me krenari përkujtuam Dëshmorin e Kombit, Halit Cokën nga Kukësi, i cili deri në ditën e rënies ishte kudo ku e kërkonte nevoja, duke luftuar me guxim për lirinë e Kosovës.
    -Në Irzniq, pranë bashkëluftëtarëve, kujtuam edhe Dëshmorin e Kombit, Mustafë Çekaj, duke u përulur me respekt para sakrificës së tij.
    -Ndërsa në Dubravë, nderuam Dëshmorin Naim Turkaj, i vrarë nga forcat serbe në vitin 1992.
    Lavdi dhe nderim i përjetshëm për ta dhe për të gjithë dëshmorët e kombit!🇦🇱🇦🇱

    Artikuj të ngjashëm

    Luigj (Naser) Shatri largohet nga pozita e nënkryetarit të OVL-UÇK dega në Istog 

    Të Fundit

    Një person bie nga lartësia derisa ishte duke punuar në Prishtina, policia nis hetimet

    Luigj (Naser) Shatri largohet nga pozita e nënkryetarit të OVL-UÇK dega në Istog 

    Postimi rrëqethës i Unikkatil për Mentorin

    CNN: SHBA largoi ditë më parë aeroplanët nga baza që Irani e targetoi me raketa, nga sateliti pista duket pothuajse e thatë

    Sokol Haliti kandidati i LDK-së për kryetar të Vitisë 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.