LajmeZgjedhjet 2025

Përkrahje e jashtëzakonshme për Bulliqin në Lupç të Poshtëm: Jemi të sigurt se fiton Podujeva

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, mbrëmë është takuar me banorët e fshatit Lupç të Poshtëm.

Në këtë fshat, Bulliqi mori përkrahje të jashtëzakonshme, duke ia premtuar mbështetjen e tyre më 12 tetor për në krye të komunës.

“Sonte në Lupç të Poshtëm gjetëm përkrahje të jashtëzakonshme nga banorët e kësaj ane, të cilët treguan qartë vendosmërinë e tyre për ta mbështetur Lëvizjen dhe programin tonë për zhvillimin e Podujevës.

Ky besim i qytetarëve është forca jonë më e madhe. Me këtë përkrahje, jemi edhe më të sigurt se fiton Podujeva, fiton Lëvizja, fiton e ardhmja jonë e përbashkët!”, tha Bulliqi.

Back to top button