Kryeministir i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka reaguar ndaj homologut të tij nga Mali I Zi, Milojko Spajiq, pasi ky i fundit ka treguar se Podgorica zyrtare do të votojë për Rezolutën për Srebrenicën në OKB, shkruan Danas.
Kryeministri serb në TV Pink ka deklaruar se nuk e sheh vendimin e Malit të Zi për të votuar për Rezolutën për Srebrenicën si një gjest miqësor.
Ai gjithashtu ka shtuar se Qeveria e Malit të Zi udhëheq një politikë të pavarur dhe se Serbia nuk mund të përcaktojë lëvizjet e saj.
“Ata duhet të jenë të vetëdijshëm se me këtë njoftim nuk po bëjnë asgjë të mirë për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi, përkundrazi”, ka thënë Vuçeviq