Përkeqësohet situata në spitalet e Kosovës, qindra të infektuar me oksigjeno-terapi

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës, ka njoftuar se në klinikat për Covid në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 626 pacientë me Covid-19.

Sipas njoftimit prej tyre 527 kanë të konfirmuar pozitiv me koronavirus.

26 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa 470 gjenden në oksigjeno-terapi.

Njoftimi i plotë:

19 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19

626 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

527 të konfirmuar Covid-19 pozitivë

470 me oksigjeno-terapi

26 në gjendje të rënduar shëndetësore

Në QKUK, 236 pacientë të shtrirë, 201 prej tyre Covid-19 pozitivë, 185 me oksigjeno-terapi

– Klinika Infektive, 110 pacientë

– Klinika e Pulmologjisë, 36 pacientë

– Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

– Klinika e Gjinekologjisë, 16 pacientë

– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 71 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 390 pacientë, 326 prej tyre Covid-19 pozitivë, 285 me oksigjeno-terapi.

– Spitali i Prizrenit, 75 pacientë

– Spitali i Gjakovës, 103 pacientë

– Spitali i Pejës, 69 pacientë

– Spitali i Gjilanit, 80 pacientë

– Spitali i Mitrovicës, 12 pacientë

– Spitali i Vushtrrisë, 9 pacientë

– Spitali i Ferizajt, 42 pacientë

Reklama