Kushte mjaft dinamike meteorologjike po paraqiten gjatë javës së ardhshme mbi kontinent, duke bërë më të paqartë zhvillimin e situatës sinoptike në vijim.
Sipas trendeve të fundit, pas një rritje të temperaturave në fillim të javës, në 12C e 14C, sinjale për të reshura më të shumta shfaqen nga mesi iajvës, që me një rënie të temperaturave ka gjasa të përzien apo të shndërrohen në reshje bore.Maksimalet zbresin në 3C e 4C, derisa minimalet deri në -3C e -5C, njofton Mendimi për Motin.
Në javën e fundit të nëntorit, pas datës 25, mund të ketë më shumë vranësira, e sinjalet për të reshura mbesin, si një indikator për mot të ndryshueshëm dhe periudha me të reshura. Temperaturat për momentin në modelet, si europiane e amerikane tregojnë për një tendencë të rritjes së temperaturave në 11C e 12C.