Gjenerali amerikan nga Garda e Iowas, Stephen Osborn, gjatë kësaj jave ka qëndruar në Kosovë, ku edhe ka zhvilluar disa takime.
Ambasada amerikane në Prishtinë ka njoftuar se Osborn është takuar edhe me komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin, me të cilin kanë diskutuar edhe për pjesëmarrjen e FSK-së dhe përgatitjet për ushtrimin “Defender Europe”.
“Vizita përforcoi partneritetin 14 vjeçar ndërmjet Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe FSK-së, pasi të dyja forcat vazhdojnë të punojnë krah për krah në mbështetje të tranzicionit të FSK-së në një forcë të mbrojtjes territoriale dhe një të ardhme më të sigurt”, thuhet në njoftim.