Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur rinumërimi i 1 mijë e 361 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë që ishin vendosur në 177 kuti të votimit.
KQZ-ja tha se ka ofruar transparencë të plotë të procesit të numërimit duke prezantuar në ekrane punën e çdo ekipi të numërimit, përfshirë pamjen e fletëvotimeve dhe krijimin e formularëve digjitalë.
Më tej, në njoftim u tha se numërimi është zhvilluar në prezencë të vëzhguesve të akredituar por edhe të mediave.