Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Qipro – Kosova, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kombeve.
Aktualisht rezultati është 0-0 pas 45 minutave.
Përkundër disa gjysmëraste, Kosova nuk arriti ta rrezikojë seriozisht portën e vendasve.
Mundësia më e mirë ishte ajo e Edon Zhegrovës, i cili nuk arriti ta gjente rrugën e rrjetës për pak centimetra.
Në anën tjetër, Qiproja pati disa dalje më të rrezikshme, por mbrojtja nuk e lejoi zhbllokimin e rezultatit.