Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Ballkanit dhe Shkupit.
Ndeshja ka nisur furishëm në “Fadil Vokrri”, pasi Shkupi ka mbetur me 10 lojtarë pas vetëm 2 minutave lojë.
Pas ndërhyrjes në Albion Rrahmanin, mbrojtësi i Shkupit, Abdulla është larguar me karton direkt të kuq.
Ballkani mori iniciativën dhe pati raste të mira shënimi pas harkimeve nga ana e djathtë nga Thaçi.
Rezultati megjithatë nuk ka ndryshuar dhe është 0-0.