Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Interit.
Rezultati pas 45 minutave të parë ishte 0:0.
Manchester City dominoi ndeshjen në shumicën e kohës, madje pati edhe rastet më të mira të shënimit, nëpërmjet Haaland dhe Bernardo Silva.
Kujtojmë se në pjesën e parë u lëndua Kevin De Bruyne, i cili u zëvendësua nga Phil Foden.