Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar ekzaminimin psikiatrik të të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli.
Nga ky ekzaminim del se i njëjti nuk ka çllegullim apo sëmundje mendore, teksa thuhet se Murseli “është plotësisht i përgjegjshëm dhe i llogaritshëm”.
“Tek i ekzaminuari z.Naim Murseli nuk është konstatuar ndonjë çrregullim mendor apo mëmundje mendore e karakterit të përkohshëm apo përhershë”, thuhet në raport.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Institutit i Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri.
Kujtojmë se, me kërkesë së palës mbrojtëse, Naim Murseli u dërgua para katër javësh në Institutin e Psikiatrisë Forenzike për ekzaminim psikiatrik.