Feyenoord ka arritur ta barazojë rezultatin në “Giuseppe Meazza”, ndaj Interit.
Ishte Marcus Thuram ai i cili i dha avantazhin vendasëve, vetëm tetë minuta pasi nisi ndeshja.
Por Jakub Moder, e konkretizoi në gol, 11-metërshin e fituar, duke barazuar shifrat në minutën e 42-të.
Këto dy gola ishin krejt çka pati në pjesën e parë, kurse gol pas 45 minutave, nuk ka në “BayArena”, ku Leverkusen po ndeshet me Bayernin.
E vetmja përballje ku një ekip shkoi në pushim me epërsi, është ajo në “Anfield Road”, ku Liverpool po pëson 0-1 nga PSG.
Francezët e gjetën golin me anë të Ousmane Dembélé, që e gjeti rrjeten e portierit Alisson, 12 minuta pasi filloi ndeshja.
Me një gol dallim “The Reds” kishin fituar ndaj parisienëve në duelin e parë, andaj me rezultatet aktuale, kjo lojë mund të mos përfundojë vetëm me 90 minuta, raporton Klankosova.tv.
Nga ana tjetër, Bayerni e ka mundur javën e kaluar 3-0 ekipin e Granit Xhakës, kurse Inter triumfoi në Rotterdam ndaj Feyenoordit, me rezultat 0-2.