sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Përfshihet nga zjarri toka e mbjellë me grurë e një serbi në Viti, Policia jep detaje

    05/07/2021 11:10
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka njoftuar se një shtetasi kosovar te nacionalitetit serb i është përfshirë nga zjarri prona e mbjellë me grurë në Viti.

    Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se gjatë gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë vërejtur dhe nxjerrë dyshimet se burimi i shpërthimit të zjarrit, dyshohet se ka ndodhur nga një grumbull ilegal i mbeturinave e cila gjendej në largësi prej 86 metrave nga parcela e mbjellë me grurë.

    “Pra vendi ku dyshohet se është burimi i zjarrit nga mbeturinat është djerrinë dhe për momentin nuk dihet se pronë e kujt është dhe në përhapjen e zjarrit mund të kenë ndikuar temperaturat e larta dhe era e cila ka fryrë, ku si pasojë zjarri ka kapluar edhe pronën e ankuesit.

    Bazuar në hetimet e deritanishme nuk ka ndonjë dëshmi apo informacion se zjarri është shkaktuar me qëllim për të dëmtuar pronën e ankuesit, por siç u theksua zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga djegia e mbeturinave”, thuhet në komunikatë.

    Komunikata e plotë:

    Policia e Kosovës me qëllim të informimit të drejt të opinionit dhe qytetarëve, lidhur me rastin “Zjarrvënie” të pronës së mbjellë me grurë, të raportuar me datë 02.07.2021 në stacionin policor në Viti nga ankuesi mashkull shtetas kosovar i nacionalitet serb, përmes këtij njoftimi zyrtar informon se:

    Polica e Kosovës pas marrjes së deklaratës dhe inicimit të rastit nga prokurori kompetent si ” Zjarrvënie”, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, duke angazhuar të gjitha njësitet relevante policore me qëllim të zbardhjes dhe ndriçimit sa më parë të këtij rasti.

    Në vendin e ngjarjes përveç njësiteve nga stacioni policor i Vitisë kanë dalë hetuesit rajonal dhe njësia rajonale e forenezikes se bashku me inspektorin komunal të zjarrit, të cilët gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes kanë vërejtur dhe nxjerrë dyshimet se burimi i shpërthimit të zjarrit, dyshohet se ka ndodhur nga një grumbull ilegal i mbeturinave e cila gjendej në largësi prej 86 metrave nga parcela e mbjellë me grurë.

    Pra vendi ku dyshohet se është burimi i zjarrit nga mbeturinat është djerrinë dhe për momentin nuk dihet se pronë e kujt është dhe në përhapjen e zjarrit mund të kenë ndikuar temperaturat e larta dhe era e cila ka fryrë, ku si pasojë zjarri ka kapluar edhe pronën e ankuesit.

    Bazuar në hetimet e deritanishme nuk ka ndonjë dëshmi apo informacion se zjarri është shkaktuar me qëllim për të dëmtuar pronën e ankuesit, por siç u theksua zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga djegia e mbeturinave.

    Po ashtu vlen të theksohet se përveç kësaj parcele është dëmtuar edhe një parcelë tjetër e cila ishte djerrin si dhe një pjesë e malit që gjendet në afërsi. Lidhur me rastin janë duke vazhduar hetimet dhe veprimet policore në bashkëpunim dhe koordinim edhe me Prokurorin e Shtetit.

    Artikuj të ngjashëm

    NATO i bën thirrje Rusisë që të përtërijë rolin e saj në marrëveshjen e eksportit të grurit

    Al Jazeera: Kosova dështon me grurin, edhe këtë vit mbetet e varur nga importi

    Peci: Në Serbi një hektar me grurë subvencionohet 68 euro, në Kosovë 474 euro

    Të Fundit

    Koeficienti i pagave, nga sektori privat që punojnë për shtetin kërkojnë të paguhn sipas këtij ligji

    Çitaku: Këto dy vite, rritje kanë shënuar vetëm çmimet e produkteve bazike dhe emigrimi

    Haliti për Asociacionin: Kemi një betejë të analfabetëve politikë që s’marrin vesh

    Rashiq për Asociacionin: Duhet të jemi proaktiv, nuk mund të flas në emër të kryeministrit apo ministrave të tjerë

    Deputetja e PDK-së pas publikimit të koeficientit: 14 shkurti ditë zie për Kosovën

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.