Është djegur një fabrikë e mobilieve këtë të mërkurë rreth orës 13:00 në rrugën e Nashecit, në dalje të Prizrenit.
Lajmin e ka konfirmuar togeri i policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi i cili tha se për momentin nuk është raportuar për persona të lënduar.
Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe zjarrfikësit për shuarjen e zjarrit.
“Një fabrikë e mobilieve është përfshirë nga flakët e zjarrit në rrugën e Nashecit, në dalje të Prizrenit. Për momentin nuk ka persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit në shuarjen e zjarrit”, ka thënë Bytyqi.