Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Stili/Jeta

    Përfitimet e çajit të gjelbër sipas nutricionistëve

    08/04/2023 10:00
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pas ujit, pija më e konsumuar rreth e qark botës është çaji. Çaji i gjelbër kategorizohet si produkt jo i fermentuar qe vie prej gjetheve të bimës Camellia Sinensis.

    Është shijuar me shekuj, ku në të kaluarën është përdorur si ilaç natyral për parandalimin dhe potencialisht shërimin e shumë sëmundjeve.

    Për përfitimet shëndetësore të çajit të gjelbër, GazetaDemos ka kontaktuar nutricionistin Dion Bardhi, nga Partners in Diet në Gjakovë.

    Sipas tij, përfitimet shëndetësore te çajit të gjelbër janë:

    • Ndihmon në oksidimin e yndyrës
    • Mund të ndihmojë në humbjen e peshës (kur përcillet me deficit kalorik)
    •    Uljen e oreksit dhe nepseve
    •    Ju mban të koncentruar
    •    Ju bën të ndiheni energjik
    • Veti anti-inflamatore
    •    Mund të reduktoj rrezikun e sëmundjeve kronike (kanceri, sëmundjet e zemrës dhe diabeti)
    •    Parandalon problemet neurologjike
    •    Forcon sistemin imunitar

    Substancat përgjegjëse për këto benefite premtuese kryesisht janë katekinat nga grupi i polifenoleve, kafeina, dhe antioksidantët tjerë.

    Katekinat janë substanca polifenolike, të cilat gjinden ne bimë. Lloji më prezent në çajin e gjelbër është Epigallocatechin Gallate (EGCG), ku ky komponim merr shumë vëmendje për impaktin pozitiv që ka në shëndetin tonë.

    Kafeina është substancë psikoaktive dhe stimuluese që ndihmon në ngritjen e performancës, fokusit, dhe reduktimin e lodhjes. Gjithashtu është prezente në produkte tjera si kafeja, pijet energjike dhe çokollada e zezë.

    Preferohen dy filxhan çaj të gjelbër në ditë, dhe për shkak të përmbajtjes së kafeinës rekomandohet të mos konsumohen para orarit të gjumit. Këshillohet të përcillet me limon për shije më të theksuar dhe më zëvendësues sheqeri (mjalti ose Stevia).

    Stili i shëndetshëm i jetesës është faktor i pashmangshëm, i cili duhet të praktikohet bashkangjitur me konsumin e çajit të gjelbër.

    Artikuj të ngjashëm

    Sekreti për një mendje të shëndoshë – Antidepresanti natyral

    Dita Botërore e Hipertensionit: Ja çfarë duhet të dini

    A po iu ndalon ky faktor të humbni peshë?

    Të Fundit

    Presidentja Osmani pret në takim ministrin e Jashtëm të Tanzanisë

    Barduani: KFOR i njeh fëmijët si burim themelor për të ardhmen e Kosovës

    Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, gjykata lë në burg 8 të arrestuarit

    Kurti: Dora e shtetit asnjëherë nuk ka qenë më pranë fëmijëve

    Britania e Madhe me mesazh ndaj Putinit: E marrim seriozisht mbrojtjen tonë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.