Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka dal fitues i procesit gjyqësor kundër gazetës spanjolle “El Confidencial”.
Dënimi konsideron se e drejta e Florentino Perezit për nder është shkelur duke shpërndarë regjistrimet dhe ndalon mediat të publikojnë çdo audio që e prek drejtpërdrejt atë.
Gazeta spanjolle kishte publikuar një audio, të regjistruar në vitin 2006, Florentino Pérez dha mendimin e tij për personalitete të ndryshme që lidhen me Real Madridin: Iker Casillas, Raul, Figo, Guti, Míchel, Vicente del Bosque, Mourinho apo Schuster.
Gjykatësi konsideron se regjistrimet janë “krejtësisht të dekontekstualizuara” dhe media e ka tejkaluar të drejtën e saj për informim, megjithëse e drejta e Pérez për privatësi nuk është shkelur.
As raporton se “El Confidencial” është detyruar nga gjykata që të paguaj dëmshpërblim Florentino Perezit shumën prej vetëm 1 euro, për shkeljen e të drejtës së tij për nder.