Sezoni i ri në Formula 1 ka nis në formë interesante sa i përket betejës në dy pozitat e para që tani i ndanë vetëm një pikë.
Por nuk bëhet fjalë për dy pilot të ekipeve të ndryshme por për dyshen e Red Bull=it, Sergio Perez e Max Verstappen.
Meksikani ka thënë se ekipi ka besim në të sikurse ndaj Max-it dhe se do ta ketë çdo mundësi në luftën për titull sikurse edhe kampioni aktual.
Ndryshe në fundjavë Formula 1 e zhvillon garën për shpërblimin e madh të Australisë.
Në prag të kësaj gare Verstappen futet si lider i kampionatit me 44 pikë vetëm një më shumë se kolegu i ekipit Perez.
Kualifikimet dhe gara transmetohet në platformën Artmotion.