Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Teknologji

    Përdoruesit e Binance në Evropë tani mund ta konvertojnë lehtësisht kripton dhe tërheqin mjetet në kartën e tyre Mastercard

    19/08/2025 18:39
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Po kërkoni një mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë për ta kthyer kripton tuaj në para gati për t’u shpenzuar? Qoftë për të mbuluar shpenzimet e përditshme apo thjesht për të pasur qasje të shpejtë në fitimet nga kripto, Binance tani e bën më të lehtë konvertimin e kriptos në fiat – drejtpërdrejt në kartën tuaj.

    Në vitin 2025, shërbimet “sell-to-card” dhe “withdraw-to-card” të Binance thjeshtojnë procesin e daljeve nga kripto për përdoruesit në të gjithë Hapësirën Ekonomike Evropiane dhe Mbretërinë e Bashkuar. Këto funksione të fuqishme, të mundësuara nga Mastercard Move, sjellin një përvojë të re më të shpejtë dhe më të sigurt për përdoruesit.


    Përdoruesit tani mund të zgjedhin ose të shesin kriptovalutat e tyre dhe t’i konvertojnë ato në fiat, ose të tërheqin bilancin ekzistues fiat në kartën e tyre Mastercard. Procesi bëhet më i thjeshtë sepse nuk ka nevojë për kalim nga një platformë në tjetrën, procedura të komplikuara apo vonesa të panevojshme.

    Fondet mbërrijnë pothuajse në kohë reale, mjafton të zgjidhet kriptovaluta, të vendoset shuma dhe paratë janë gati për t’u përdorur. Për ata që duan të shesin direkt kripto, funksioni “sell to card” është ideal dhe kryhet me vetëm një klikim. Ndërsa për ata që tashmë kanë fonde fiat në llogarinë e tyre Binance, funksioni “withdraw to card” është zgjidhja më e përshtatshme për t’i kaluar menjëherë në kartën debitore ose krediti.


    Procesi është i thjeshtë dhe i disponueshëm si në faqen e Binance ashtu edhe në aplikacion. Përdoruesit vetëm duhet të zgjedhin opsionin e shitjes apo tërheqjes, të përzgjedhin kartën si metodë pagese dhe të ndjekin udhëzimet në ekran.

    këto veçori të reja, Binance po i sjell përdoruesit më afër një përdorimi praktik të kriptos në jetën e përditshme, duke e bërë më të shpejtë, më intuitiv dhe më të lehtë shndërrimin e fitimeve digjitale në mjete reale për shpenzime.


    Thomas Gregory, nënkryetar i Binance për shërbimet fiat, theksoi se aftësia e platformës për të inovuar vjen nga fokusi i saj tek përdoruesit – një komunitet që tashmë numëron gati 300 milionë njerëz në mbarë botën. Ai shtoi se këto funksione të reja “e thjeshtojnë dhe përmirësojnë përvojën e përdoruesit”, duke e pozicionuar Binance si lider në përdorimin real të kriptos. Partneriteti me Mastercard konsiderohet vendimtar për zgjerimin e kësaj vizioni, ndërsa Gregory nënvizoi synimin e Binance për të ndërtuar bashkëpunime me liderë globalë në fushën e pagesave digjitale për të mundësuar një përdorim edhe më të gjerë të kriptos.


    Edhe nga ana e Mastercard ky bashkëpunim u përshkrua si një hap drejt “zhbllokimit të potencialit të vërtetë të aseteve kripto për përdorim të përditshëm”. Scott Abrahams, zëvendëspresident ekzekutiv për partneritete globale, tha se kjo veçori e re është krijuar për t’u ofruar përdoruesve të Binance një përvojë tërheqjeje më të thjeshtë dhe të qasshme.

    Së bashku, Binance dhe Mastercard po lidhin kripton me financat tradicionale në mënyra që kanë rëndësi reale për jetën e përditshme të njerëzve.
    Koha e procesimit të transaksioneve të aprovuara do të varet nga institucioni financiar i pranuesit, ndërsa përdoruesit duhet të kenë parasysh se çmimet e aseteve digjitale janë të paqëndrueshme dhe mund të ndryshojnë shpejt. Vlera e investimit mund të rritet apo të bjerë, dhe ekziston mundësia që të mos rikthehet shuma e investuar.

    Binance nënvizon se përdoruesit janë plotësisht përgjegjës për vendimet e tyre investuese dhe kjo nuk përbën këshillim financiar. Për më shumë informacion, rekomandohet të konsultohen Kushtet e Përdorimit dhe Paralajmërimi mbi Rrezikun.

    Artikuj të ngjashëm

    Binance: Institucionet dhe Korporatat po e shtyjnë Bitcoin-in në një fazë të re

    Bitcoin vendos një rekord të ri historik, arrin vlerën mbi 120 mijë dollarë

    Bitcoin arrin një rekord të ri historik

    Të Fundit

    Baraliu: Deputetët bënë gjimnastikë politike për inate personale

    Përplasen rëndë me motoçikletë, vdes 20 vjeçari shqiptar në Naxos

    Real Madridi i falet golit nga penalltia me Kylian Mbappen – fiton ngushtë ndaj Osasunas

    Tragjedi në Afganistan – mbi 70 viktima në një aksident të rëndë trafiku

    Agim Bahtiri, e vlerëson lartë Bedri Hamzën: Ai është për nivele të larta, nuk është për komune

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.