Sipas Sky Sport Italia, Zlatan Ibrahimovic nuk do t’i nënshtrohet një skanimi MRI në tendinën e tij të dëmtuar të Akilit sot dhe stafi mjekësor i Milanit do të vlerësojë gjendjen e tij të mërkurën.
Sulmuesi suedez u zëvendësua në pjesën e parë të barazimit 0-0 të Milanit kundër Juventusit të dielën e javës që shkoi.
“Ibra ndjeu dhimbje në tendinën e Akilit, ai fajësoi fushën, e cila ishte shumë e vështirë, kështu që ne shpresojmë që ai të mund të shërohet gjatë ditëve në vijim”, deklaroi Stefano Pioli pas fishkëllimës së fundit.
Sipas Sky Sport Italia, lëndimi i sulmuesit mund të mos jetë aq i rëndë sa mendohej fillimisht.
Reprezentuesi suedez nuk do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore sot dhe do të pushojë në shtëpi si shokët e tij të skuadrës që u janë dhënë dy ditë pushim.
Ibrahimovic dhe pjesa tjetër e skuadrës së Milanit pritet të mërkurën në Milanello për të rifilluar stërvitjet përpara derbit që do të zhvillohet në fundjavën e parë të shkurtit.