Ndërsa dallimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës rriten, Kosova po ashtu përballet me një moment përcaktues, ku të kërkojmë mbështetje. Me sfida që e presin nga dialogu me Serbinë deri tek anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare, ekspertët i sugjerojnë t’i forcojë lidhjet me BE-në dhe me aleatë përtej perëndimit.
Në katër javët e fundit, SHBA-ja i çoi mesazh Evropës që të mos llogarisë përgjithmonë në mbrojtjen prej saj evropianët folën për nevojën e pavarësisë në siguri dhe shprehin shqetësim për të ardhmen e NATO-s.
Në Zyrën Ovale kishte përplasje diplomatike mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atij Ukrainas, Vollodimir Zellenski.
Uashingtoni ia ndali ndihmën ushtarake Kievit dhe e pezulloi ndarjen e informacioneve të inteligjencës me ta.
Në Kosovë, për gati katër javë u numëruan vota.
Votat që u dhanë për zgjedhjet parlamentare të nëntë shkurtit.
procesi i numërimit të tyre nisi atë natë dhe nuk përfundoi deri më pesë mars.
Çështja nuk është më tek kjo vonesë, por te pyetja që mbetet pa përgjigje: kush dhe kur do ta formojë qeverinë e re?
Ndërkohë që ngjarjet në botë shpalosen me shpejtësi njëra pas tjetrës, udhëheqësit politikë në Kosovë duket se kanë hyrë në pazarllëk më njëri-tjetrin për ulëset parlamentare.
Të vetmen gjë që e thonë me siguri është se për proceset kritike përpara nga dialogu me Serbinë deri tek anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare do të vazhdojnë të mbështeten te SHBA-ja dhe BE-ja.
Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, aktualisht në pushtet flet për këtë qështje.
“Ne jemi pjesë e Evropës Kontinentale, përderisa në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, partneriteti strategjik ka qenë gjithmonë një shtyllë e orientimit tonë, fokusit edhe, natyrisht, kultivimit të këtij raporti. Janë sfidat e veta me administratën e re, ato që po shihen botërisht, por që prapë për Kosovën ne mbetemi në vlerat dhe parimet e njëjta strategjike”, ka deklaruar Kusari-Lila.
Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila në zgjedhje dhe nëntë shkurtit doli e dyta pas vetëvendosjesThotë se për politikën e jashtme, adresë e parë e Kosovës duhet të jenë Shtetet e Bashkuara, pastaj Brukseli, Berlini, Parisi e Roma.
“Ajo se çfarë ka nevojë Kosova në këtë kohë është që ta kupton që rendi ndërkombëtar i cili e ka kriju Kosovën e pavarur nuk ekziston, është një rend i ri ndërkombëtar dhe Kosova do duhej që të gjendet në mënyrë strategjike në këtë rend të ri ndërkombëtar”, deklaroi Hoxha.
Nga partia e tretë më e madhe në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës thonë se vendi duhet të luajë mençur që të mos ndikohet nga riorganizimi diplomatik ndërkombëtar.
Besian Mustafa nga kjo parti flet për çështjen.
“Edhe pse mund të ketë në tema të ndryshme ose intervale të ndryshme kohore dallime në mendime e në qëndrime në mes të SHBA-ve dhe Evropës, Kosova nuk ka luksin që që të vendos që të zgjedh në mes tyre dy palëve, sepse për Kosovën këto janë një palë, për fatin e Kosovës këto janë një palë”, ka deklaruar Mustafa.
Në BE nga fundi i vitit të kaluar ka udhëheqje të re, e cila ka shprehur mbështetje për integrimin evropian të Kosovës, por ka përsëritur se kyvaret nga normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, që është ende larg.
Edhe në SHBA, nga fillimi i këtij viti, ka administratë të re me në krye presidentin Donald Tramp i cili është zotuar se do t’i zgjerojë lidhjet me Kosovën.
Megjithatë, vëzhguesit thonë se ngjarjet e javëve të fundit kanë treguar se fokusi mund të ndryshojë me shpejtësi ndaj edhe Kosova duhet të përshtatet me një botë ku aleancat janë në lëvizje dhe nuk ka asgjë të garantuar.
Romana Vllahutin nga fondi gjerman Marshall i Shteteve të Bashkuara thotë se pozicioni i Ballkanit perëndimor në politikën e jashtme të SHBA-së nuk është i sigurt.
Kosova, sipas saj, duhet të fokusohet në forcimin e partneriteteve të saj me vendet evropiane dhe me vetë BE-në.
BE-ja nga viti 2023 ka në fuqi disa masa ndëshkuese kundër Kosovës për shkak të tensioneve në veri të saj.
Nga 2022 nuk e ka shqyrtuar as aplikimin e Kosovës për anëtarësim në të.
E pyetur se a mund ta mbështetet Kosova në një BE të tillë me 27 anëtarë të ndryshëm, Vlahutin thotë:
“Vërtet, nuk është në interesin e BE-së që të ketë ndonjë krizë të hapur në kontinentin evropian. Është absolutisht në interesin e BE-së që Ballkani Perëndimor të jetë i sigurt dhe i qëndrueshëm. Dhe në këtë kontekst mendoj se interesat e Kosovës dhe interesat e BE-së janë të njëjta”, deklaroi Vllahutin.
Për Tefta Kelmendin nga Këshilli Evropian për marrëdhënie me jashtë, Kosova duhet t’i ripërpunojë marrëdhëniet e saj me BE-nëdhe shtetet anëtarë e kyçe të tilla, si Franca.
Përçarja transatlantike, thotë ajo, ka implikime serioze për sigurinë e gjerë evropiane dhe Kosova duke qenë në një zonë gri, pa njohje të plotë ndërkombëtare është veçanërisht e cenueshme.
Kelmendi vlerëson se kjo është një kohë kritike për BE-në për të rritur mbështetjen e saj për Kosovën, por thotë se edhe Kosova duhet të jetë më pragmatike dhe fleksibile dhe të përshtatet me shpejtësi kundrejt pasigurive.
“Kosova duhet të luajë mençur dhe në mënyrë konstruktive. Është koha e fundit që ajo të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialogun me Serbinë, të nisë t’i zbatojë marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve me të dhe t’ia hapë rrugën vetes për anëtarësim në BE. Normalisht, kjo nuk vlen vetëm për Kosovën. BE-ja duhet t’i bëjë trysni edhe Serbisë për të shkuar në drejtimin e duhur”, deklaroi Kelmendi.
Kelmendi shton këtu se është tejet e rëndësishme për Kosovën që t’i diversifikojë edhe aleancat dhe partneritetet ndërkombëtare.
Në mënyrë të posaçme ajo thotë se Kosova duhet ta kuptojë realisht rolin e rëndësishëm të Turqisë që ka në botëdhe ta shfrytëzojë partneritetin me të për t’i kapitalizuar synimet e veta.
“Turqia mbetet një partner e shumë e rëndësishme e sigurisë dhe mbrojtjes për rajonin, ndaj Kosova duhet ta përdorë këtë si avantazh dhe të kërkojë ndihmën e Turqisë për t’i bindur shtetet që s’e njohin që ta njohin, pra në secilin rast, partneriteti i Kosovës me shtete jashtë BE-së dhe jashtë SHBA-së është gjithashtu i rëndësishëm për arritjen e qëllimeve diplomatike”, shtoi Kelmendi.
Edhe Vallahutin pajtohet se Turqia është një aleatë e vlefshme për Kosovën që mund ta ndihmojë të forcojë pozicionin e saj ndërkombëtar
“Mendoj se Bashkimit Evropian do t’i duhet të përafrohet me Turqinë. Turqia është një fuqi serioze ushtarake dhe mund të bëjë shumë të mira në rajon. Po të isha në Kosovë, do të shkoja në Ankara një herë në javë”, deklaroi Vllahutin.
Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk është kandidat për anëtarësim në BE. Marrëdhëniet e tensionuara me Serbinë e kanë penguar edhe në procese të tjera, si anëtarësimi në Interpol, UNESCO, Këshill të Evropës, e kështu me radhë.
Në vitet e fundit, qeveria e Kryeministrit Albin Kurti është kritikuar në mënyrë të posaçme nga zyrtarët amerikanëpër shkak të disa vendimeve që janë parë si të pa koordinuara dhe me ndikim jo të mirë në jetësin e komunitetit serb në Kosovë.
Kelmendi nuk e përjashton mundësinë që Kosova të përballet me trysni të shtuar nga Shtetet e BashkuaraPër t’u siguruar autonomi më të madhe komunave me shumicë serbe.
“Ne vetëm mund të shohim atë që po ndodh me Ukrainën dhe të imagjinojmë se çfarë mund të ndodhë me Kosovën. Asaj mund t’i duhet të bëjë koncesione shumë të vështira në raport me Serbinë apo me komunat në veri të vendit”.
Për ambasadoren në Vllahutin këto janë situata të cilat thjesht nuk mund t’i përballoni nëse nuk jeni të bashkuar dhe që kërkojnë shumë punë, shumë komunikim, shumë dialog dhe shumë miq e partnerë.
Ajo beson se opsioni më i mirë për Kosovën është që të krijojë një qeveri të unitetit kombëtarpër të siguruar përfshirjen e të gjitha grupeve në menaxhimin e proceseve të rëndësishme.
“Gjëja e vetme që më jep shpresë në këtë kohë është mënyra se si është bashkuar Evropa. Kam ndjesinë sikur edhe mbretëria e bashkuar është rikthyer plotësisht në BE”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka rol udhëheqës në politikën e jashtme të vendit përsërit vazhdimisht rëndësinë e partneriteteve ndërkombëtare për zhvillimin dhe stabilitetin e Kosovës.
Analistët thonë se këto zotime duhet të tejkalojnë retorikën e thjeshtë dhe të shndërrohen në veprime të prekshme dhe progres të matshëm.
Udhëheqësit politikë në Kosovë me gjasë vazhdojnë diskutimet për formimin e qeverisë së ardhshme kush me kë e kujt sa, por bota po lëviz me shpejtësi, dhe nuk ndalet për askënd./Radio Evropa e Lirë