Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Për pesë ditë, katër të vdekur e qindra të lënduar në aksidente trafiku

    04/08/2023 20:33
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Katër persona të vdekur e qindra të lënduar është bilanci javor për aksidentet në trafik në Kosovë. Vetëm të hënën vdiqën dy persona në aksidente.

    Një vdiq në Pejë, aksident në të cilin u përfshinë dy vetura dhe një traktor, e ku të lënduar mbetën edhe nëntë persona të tjerë.

    “Pejë 31.07.2023-03:30. Raportohet se dy viktima meshkuj kosovarë janë lënduar pasi qe vozitësi i veturës ka humbur kontrollin gjate vozitjes.Ne vendngjarje kane dalur te gjitha njësitet relevante, epika mjekësore ka konstatuar vdekjen e vozitësit, kurse pasagjeri është dhënë ndihma e shpejte dhe është jashtë rrezikut për jetë. Në vendngjarje ka dalur edhe prokurori me urdhër të tij trupi i pajetë dërguar në IML-Prishtinë”, njoftoi policia.

    Në po të njëjtën ditë vdiq edhe një i ri që aksidentalisht ra me veturë në lumin Drini i Bardhë. Në këtë aksident u lëndua rëndë edhe një person tjetër.

    “Pejë 31.07.2023-22:40. Raportohet për një aksident trafiku në me të dy automjeteve dhe një traktori. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tetë persona kosovarë/e . Të gjithë të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal të Pejë për tretman mjekësor ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë , vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit dy drejtues meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njoftoi policia.

    Me fatalitet përfundoi edhe një aksident mes një veture dhe një çiklisti. Një 66 vjeçar vdiq në Ferizaj pasi u godit nga një veturë, gjatë kohës sa po e drejtonte biçikletën.

    “Rr. Riza Matoshi, Ferizaj 02.08.2023 – 13:50. Vozitësja femër kosovare me veturë nga pa kujdesia, ka goditur biçiklistin mashkull kosovar. Si pasojë, lëndime ka pësuar biçiklisti i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ku si pasoj e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi , ndërsa vozitësja është dërguar në mbajtje”, njoftoi policia.

    E dje vdiq edhe një e re, në një vetaksident në Skenderaj. Raportohet se e ndjera ka lënë pas dy fëmijë.

    “Skenderaj 03.08.2023 – 05:45. Një femër kosovare ka vdekur si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi ka humbur kontrollin mbi veturën që e drejtonte.Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”.

    Ndërkohë, Policia e Kosovës ka dalur sot me një apel për kujdes të shtuar në trafik.

    “Bazuar në fluksin e madh të automjeteve që janë duke qarkulluar në rrugët e vendit, ardhja e bashkatdhetarëve, organizimi i ahengjeve familjare, rrjedhimisht është rritur edhe numri i aksidenteve në trafik, andaj me qëllim të ruajtjes së jetës së qytetarëve dhe parandalimit të aksidenteve APELOJMË të gjithë pjesëmarrësit në trafik për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave, sepse jeta e njeriut është më e rëndësishme se tejkalimi i shpejtësisë dhe koha e arritjes në lokacionin ku jeni nisur”, thuhet në apelin e policisë.

    Artikuj të ngjashëm

    Policia e Kosovës ndan mirënjohje për personelin mjekësor

    Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një personi të kërkuar për vjedhje

    Policia patrullon me vetura inteligjente në katër komunat veriore

    Të Fundit

    Vazhdon mosbindja civile në Serbi, dhjetëra persona të ndaluar

    Kryetari i OEK në Samitin e Shkupit: Sektori privat duhet të jetë partner qendror në zbatimin e tij

    Pacolli i reagon Gjykatës Themelore për urdhërarrest ose paraburgim: S’kam pranuar asnjë ftesë zyrtare

    Shefja e ambasadës amerikane hyn në Presidencë

    Kurti: Afatet po rrjedhin, në fund të korrikut duhet ta kemi Kuvendin e konstituuar

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.