“Për një Prishtinë shembull, që nuk vendumëron”, Përparim Rama: Votoni për Prishtinën që shkon përtej

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka cilësuar si jo të zakonshme hapjen e fushatës mbrëmë nga LDK.
Ai ka thënë se puna e madhe dhe energjia në katër vitet e fundit, u ndje edhe mbrëmë në tubim.
Rama ka publikuar videon nga fjalimi, ku ai kërkon që të votohet për Prishtinën që tejkalon pritshmëritë.
“Përtej fjalëve. Nuk ishte thjesht një hapje e zakonshme! Katër vitet e fundit kanë qenë plot me punë të palodhshme, dhe kjo energji e përkushtim u ndjen edhe sot në takimin hapës”, ka shkruar Rama në rrjetin social Facebook.
Rama theksoi se Prishtina që duam, nuk është ëndërr, por punë që po bëhet realitet.
“Prishtina që duam nuk është një ëndërr larg, është punë që po bëhet realitet tani, për çdo njeri që jeton këtu. Jemi gati të shkojmë përtej! Përtej pritshmërive, përtej kufijve të zakonshëm! PRISHTINA PËRTEJ!”, ka thënë Rama.