Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik në oborrin e Qeverisë së Kosovës.
Zyrtarë të kësaj partie kanë vendosur një çezme ku kanë shkruar “Për nder të Liburn Aliut i cili na lëshoi çeshmen. Kompanitë milionëshe”.
Aksionin e ka paralajmëruar PSD dje.
“Nesër, nga ora 13:00, PSD do të mbajë aksion simbolik në kundërshtim të faljes kriminale të borxheve të kompanive për ambalazhim të ujit.”