Gazetari Kreshnik Gashi ka folur për veprat penale me të cilat është përballur tashmë i arrestuari Dibran Hoxhaj, i njohur me nofkën ‘Kobra’.
Gashi në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se Dibran Hoxhaj ka qenë i proceduar penalisht për 110 vepra penale.
“Ai ka qenë I procedum penalisht për 110 vepra penale, por në anën tjetër kur vazhdojshe me I ndjek zinxhirin se ku kanë përfundu ato vepra penale, shumica prej tyne kanë qenë të mbyllura në prokurori për shkak të mungesës së provave, të mungesës së argumenteve që këto krime janë kryer.
Ajo çka figurojke në regjistrin e policisë si vepër e inicume, kur shkojshe në gjykatë, u përkthejke në dy tri dosje të vogla penale që ishin ndaj këtij personi”.