Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Për kaq miliardë euro UEFA shet të drejtat televizive për ndeshjet e Ligës së Kampionëve

    20/08/2022 19:45
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Organizata më madhe e futbollit (UEFA) ia ka shitur kompanisë “Paramount Global” të drejtat televizive për Ligën e Kampionëve për tregun e Amerikës së Veriut për 1.5 miliardë euro. Këtë e bëjnë të ditur shumë media britanike dhe amerikane dhe e konfirmojnë edhe nga CBS, e cila është në pronësi të “Paramount Global”. Marrëveshja u nënshkrua për gjashtë sezonet e ardhshme të këtij kompeticioni elitar të futbollit.

    UEFA dhe “Paramount Global” kishin një kontratë të nënshkruar më herët që skadon në vitin 2024, dhe çmimi në kontratën e atëhershme ishte rreth 100 milionë euro në vit. Sipas kontratës së re, çmimi për sezon është mbi dyfishuar dhe përfaqëson një nga kontratat më fitimprurëse në historinë e sportit dhe televizionit.

    Gjithashtu, një gjë e rrallë ka ndodhur për sa i përket kohëzgjatjes së kontratës, pasi kjo është marrëveshja e parë gjashtëvjeçare e nënshkruar nga Federata Evropiane e Futbollit. Praktika e asaj organizate ishte nënshkrimi i kontratave për tre vjet.

    Kjo marrëveshje, përveç ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, përfshin edhe të drejtat për ndeshjet e Ligës së Evropës dhe të Ligës së Konferencës, dhe shtojmë se finalja e Ligës së Kampionëve të vitit të kaluar mes Realit dhe Liverpool-it u ndoq nga 2.8 milionë shikues nga audienca amerikane.

    Artikuj të ngjashëm

    UEFA iu beson një ndeshje tjetër të rëndësishme gjyqtareve kosovare

    Hidhet shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës, këto janë çiftet

    UEFA e hedh poshtë ankesën e Serbisë për dënimet e 11 dhjetorit

    Të Fundit

    Aksident i rëndë në rrugën Zhabar-Shipol, vetura përfundon në kanal

    10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

    Publikohen pamje ekskluzive nga Vatikani, momenti kur u zgjedh papa i ri

    Pas më shumë se 100 vjetësh rikthehet “Leo”, ja çfarë simbolizon ky emër që e zgjodhi papa i ri

    “Kanë për qëllim kërcënimin ndaj meje”, Gjergj Dedaj kontaktohet nga Gjykata Speciale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.