Për herë të parë, PAI kalon nga LDK në Lipjan në PDK – nënshkruhet koalicioni

Kanididati i PDK-së për kryetar të komunës së Lipjanit, Shukri Buja ka njoftuar se për herë të parë kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Lipjan dhe Partisë Ashkalinjëve për Integrim (PAI).
Buja gjithashtu bëri të ditur se në këtë marrëveshje, PAI vendos që në zgjedhjet lokale të vitit 2025 të mos garojë me listë të veçantë për Kuvendin Komunal, por të mbështesë kandidaturën e kandidatit të PDK-së për Kryetar të Komunës së Lipjanit.
“PDK dhe unë personalisht marrim përsipër që gjatë mandatit qeverisës katërvjeçar të përfshijmë projektet dhe prioritetet e komunitetit ashkali në të gjitha fushat e kompetencave komunale, si dhe të sigurojmë përfaqësim të drejtë institucional.
Ky bashkëpunim është garanci për një Lipjan më gjithëpërfshirës, ku çdo komunitet ka zërin dhe vendin e tij në zhvillimin e përbashkët të komunës sonë”, tha Buja.

