Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Për herë të parë në Kosovë, QKUK trajton me sukses 7 pacientë me probleme në zemër

    18/10/2024 16:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    ShSKUK njofton se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë trajtuar me sukses 7 pacientë të rritur me defekte në septumin interatrial, duke përfshirë 4 raste të ASD (Defekti i Septumit Atrial), që  është një anomali strukturore në zemër ku ekziston një vrimë ose defekt në murin (septumin) që ndan dy dhomat e sipërme të zemrës, dhe 3 raste të PFO-(Patent Foramen Ovale) i cili është një defekt i vogël në zemër që ndodh te një vrimë natyrale midis atriumit të djathtë dhe atij të majtë.

    Me anë të një postimi në Facebook të ShSKUK-së bëhet e ditur se këto procedura u kryen për herë të parë në Kosovë, nga një ekip mjekësor vendor i përbërë nga Dr. Daut Gorani, Dr. Denis Zijabegu dhe Dr. Aurora Bakalli, nën mbikëqyrjen e profesorit italian, Prof. Dr. Eustahio Oracio.

    “Me suksesin e këtyre procedurave, trajtimi i sëmundjeve strukturale të zemrës tashmë do të jetë i mundur në QKUK, duke përmirësuar qasjen dhe kujdesin për pacientët me këto patologji. Kjo ishte seanca e dytë, ndërsa në seancën e parë u kryen gjithashtu 4 procedura të suksesshme, duke çuar numrin total të pacientëve të trajtuar me defekte të septumit interatrial në 11”.

    “Ky është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e kardiologjisë publike në Kosovë, drejt shërbimeve të avancuara mjekësore brenda vendit”, thuhet tutje në njoftim.

    Artikuj të ngjashëm

    Vdes edhe i riu i dytë nga vetaksidenti në Treboviq të Pejës

    Punëtorët e sigurimit protestojnë sërish në QKUK – Azemi: Kërkojmë kontrata, dikush po luan me fatin e tyre

    E reja që ra nga lartësia në Fushë Kosovë në gjendje të rëndë – iu nënshtrua një operimi

    Të Fundit

    Pamje të reja: Agon Fejzullahu teksa vrapon në drejtim të policit – i cili përdor sprejin ndaj 27-vjeçarit

    Bie borë në pik të verës në Kredarica të Sllovenisë

    Pamje dramatike, kamioni përfshihet nga flakët në rrugë – VIDEO

    Merret vendim: Ky është dënimi për prindin e futbollistit nga Kosova që e godit gjyqtarin e futbollit në Zvicër

    BE: Urat e reja në Mitrovicë zhvillim i rëndësishëm, kërkohet koordinim

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.