Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se çmimi i energjisë është dyfishuar gjatë këtij mandati të Qeverisë Kurti.
Bajrami e LDK-së thotë se qeveria aktuale kishte premtuar lirimin e energjisë elektrike, por kur erdhën në pushtet e dyfishuan atë.
Ajo ka publikuar një foto të një njoftimit të KESCO të javës kaluar ku ishte importuar energji për dy ditë në vlerë 3.5 milionë euro të cilat deputetja thotë se i paguajnë me faturat e qytetarëve.
“Kosto e importit të energjisë bëhet pjesë e faturave tona, mandej “ministër mëshiruesi” disa familjeve të cilat ai i quan të cenushme ju subvencionon fatuarat prej 3 deri në 10 euro dhe kërkon falënderim”, shkruan mes tjerash Bajrami.
Reagimi i plotë: