Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Për ditën e Evropës, PSD ia dërgon Ambasadës së Gjermanisë faturën e shfrytëzimit

    09/05/2023 12:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Partia Socialdemokrate e drejtuar nga Dardan Molliqaj ka zhvilluar të mërkurën një aksion para ambasadës së Gjermanisë në Kosovë.

    PSD-ja tha se Ditën e Evropës ia urojmë Gjermanisë. Sipas tyre, BE-ja është tregu dhe monedha e përbashkët gjermane. Ata thonë se Gjermania po importon njerëz, dhe po eksporton mallra.

    “Besoni ose jo, burimet publike të Kosovës po e financojnë sistemin shëndetësor gjerman. Kurse Gjermania është ekonomia e katërt në botë për nga madhësia. Për këtë arsye jemi këtu sot: për ta sjellur faturën e shfrytëzimit”, thuhet në komunikatën e PSD-së.

    “Oda e Mjekëve në Gjermani sugjeron rritjen e numrit të studentëve të mjekësisë për 4000-5000 vende të reja. Por, kjo nuk ndodh sepse kostoja qenka e lartë, kurse nga Ballkani dhe Amerika Latine po i marrin falas”.

    Gjithashtu, PSD-ja foli për ikjen e mjekëve nga Kosova, sidomos kohëve të fundit, transmeton Paparaci.

    “Oda e Mjekëve të Kosovës tregon se vetëm 4 muajt e parë të këtij viti, nga Kosova kanë ikur 91 mjekë. Secili prej tyre, po të shkollohej atje do të kushtonte 200 mijë euro. Janë 18. 2 milionë donacion nga popull i Kosovës solidaritet për “Gjermaninë e varfër”. Nëse ia shtojmë kësaj edhe 9 milionë për 300 infermierë, shifra për 4 muaj shkon në 27.2 milionë. Nëse llogarisim se kjo dinamikë vazhdon gjatë krejt vitit, i bie se Kosova ia kursen Gjermanisë 81.6 milionë euro. Dhe mos harroni se ky fenomen nuk ka nisur këtë vit, por ka së paku 5 vitet e fundit që vazhdon intensivisht. Kurse vazhdimi i tij me këtë ngritje intensiteti do ta gjejë Kosovën me mungesë mjekësh për 3-4 vjet”.

    “Kjo faturë nuk është “ikje e trurit”, por faturë e shfrytëzimit. Inxhinierë, ndërtimtarë, kuzhinierë, dizajnerë, janë qindra e mijëra punëtorë të rinj që po ikin në fabrikën gjermane. Pasi na është mohuar politika monetare dhe subvencionimi, tash jemi veçse konsumues që riciklojmë vlerën e prodhuar jashtë nesh”, thuhet tutje.

    Për PSD-në, ikja e fuqisë punëtore, kryesisht të kualifikuar dëmton rëndë zhvillimin e brendshëm, përveç që ul konsumin dhe taksat.

    “Kjo marrëdhënie qendër-periferi duhet të ndryshojë, përndryshe nuk ka asnjë kuptim ta quajmë njëri-tjetrin partnerë. Mbase më mirë të bëhet Kosova një nga landet e Republikës Federale të Gjermanisë. Së paku, do të kishim më shumë zë, dhe do ta gëzonim mbrojtjen sociale që ekziston atje”.

    Postimi i plotë:

    Artikuj të ngjashëm

    Sejdiu: Kurti s’pranon që bashkëpartiakët të kenë më shumë autoritet

    Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

    Molliqaj: Refuzimi i Kurtit është i drejtë, por propozimi i LDK-së është rrugë e pamundur

    Të Fundit

    Ceremonia e varrimit të Jota-s dhe vëllait, i pranishëm është edhe kapiteni i Liverpoolit

    Yjet e futbollit të pranishëm në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij, mësohet kërkesa e familjes

    E konfirmuar: Ronaldo po mungon në furneralin e Diogo Jotas

    Kadrijaj: E pakuptimtë situata, s’ka njeri normal që e sulmon Kuvendin

    Konjufca zbulon se Kuvendit i shkoi një “kërcënim” nëpërmjet telefonit: Policia kështu po mendon

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.