Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Për Adem Demaçin është bërë propagandë se s’ka qenë në burg fare”

    26/07/2022 18:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Behxhet Shala, ish i burgosur politik, në Frontal të t7 ka folur për vitet që bashkë me veprimtarin Adem Demaçin i kanë kaluar në burg.

    Ai tha se për Adem Demaçin “çdo gjë është bërë shkel e shko”.

    “Nëqoftëse e shihni se si janë bërë këto homazhe, ka situata që më mirë të mos jenë bërë fare sesa si janë bërë, ka ndërhyrje partiake, thjeshtë nuk shkon ky përkujtim me figurën, angazhimin dhe personalitetin e bacës Adem. Kemi parë që edhe gjatë varrimit ka pasë ngecje, janë bërë shkel e shko. Për bacën Adem gjithçka është bërë shkel e shko, vetëm për shkakun që ai ka qenë kundërshtar i çdo dukurie që ka qenë në kundërshtim me idetë kombëtare dhe shtetërore, pavarësisht kush ka qenë. Kushtimisht po them, ka qenë i pamëshirshëm ndaj atyre që nuk kanë punuar apo vetëm deklarativisht janë angazhuar për çështje politike, kombëtare dhe shtetëore të Ksoovës”, është shprehur ai.

    Ai foli edhe organizimit të sotëm për katërvjetorin e vdekjes së Demaçit.

    “Ka qenë një përkujtim i fragmentizuar, secili ka shkuar për veti, shoqatat e të burgosurve kanë shkuar sepse iu takon shkaku që baca adem si i burgosur politik. Baca Adem nuk është Mendela i Kosovës, është Adem Demaçi i Kosovës, i Shqipërisë dhe të gjithë popujve që e dojnë lirinë”, ka thënë ai.

    Shala u pyet se a ka persona që mendojnë se Adem Demaçi nuk ka qenë në burg.

    “Ka të atillë, kjo ka qenë propagandë politike në Kosovë, krejt këto kanë dalë kryesisht nga Kosova”

    Shala tha se Adem Demaçi është respektuar më shumë nga “ata që e kanë ditur problemin e Kosovës sesa këta që që kanë qenë brenda”.

    Artikuj të ngjashëm

    Mehaj kujton Demaçin në 6-vjetorin e vdekjes: Udhëheqësit politikë gabuan që s’e bënë president sa ishte gjallë

    Reduktimi i Adem Demaçit nga një Vizionar e Hero i gjallë në një «bac!»

    Arkivi i Kosovës hap ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Adem Demaçit

    Të Fundit

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Sala Jashari i reagon ashpër Deharit: Interpretimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje është bërë “sipas dëshirës”

    Gruda, PDK: Avni Dehari e pranoi që në seancën konstituive nuk lejohen mocione procedurale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.