Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Pensionohet mësimëdhënësi Musa Kransiqi, Selca: Faleminderit për dijen, për durimin e shembullin jetësor

    08/05/2025 14:37
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Është pensionuar mësimëdhënësi disa vjeçar i lëndës së fizikës, Musa Krasniqi, i cili për vite me radhë dha kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin e gjeneratave të vendit.

    Për të ka shkruar kolegu e bashkëvendasi i tij, Florent Selca, i cili ia njohu punën e madhe, duke ia kujtuar vyrtytet e larta njerëzore.

    “Sot, me ndjenja të përziera respekti dhe mallëngjimi, përcjellim në pension një njeri të veçantë – Musa Krasniqin. Një mësimdhënës i përkushtuar i lëndës së Fizikës, një njeri i urtë, i dashur dhe i pathyeshëm në karakter. Edhe pse po del në pension dy vite më herët, trashëgimia që lë pas në mendjet dhe zemrat tona është e pakohë”, tha ai.

    Teksa kujtoi bashkëpunimin me Kransiqin, ai tha se “Musën e kam njohur nga afër në tri etapa të ndryshme të jetës: fillimisht si nxënës i tij, më pas si bashkëfshatar dhe së fundi si koleg pune. Në secilën prej këtyre roleve, ai ka dëshmuar dinjitet, profesionalizëm dhe shpirt të lartë njerëzor.

    Gjatë kohës së luftës, Musa nuk u tërhoq para rrezikut. Ai iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke dhënë kontributin e tij për lirinë tonë të përbashkët. Për këtë qëndrim atdhetar, ai u arrestua dhe u burgos nga armiku – por nuk u thye. Shpirti i tij mbeti po aq i fortë sa më parë, dhe ai kurrë nuk reshti së besuari në të mirën dhe në drejtësinë”, tha Selca.

    I njëjti shprehu mirënjohje e falënderim për Krasniqin.

    “Sot, kur e shohim duke mbyllur një kapitull të jetës së tij, ne nuk i themi lamtumirë, por faleminderit. Faleminderit për dijen, për durimin, për fjalën e urtë dhe për shembullin jetësor që na ka dhënë. Rrugëtimi yt ka qenë i pasur dhe i ndritur – dhe do të mbetet udhërrëfyes për brezat që vijnë.

    Uroj që vitet në vijim t’i kalosh në shëndet, qetësi dhe lumturi, ashtu siç e meriton një njeri që ka dhënë aq shumë për të tjerët”.

    Artikuj të ngjashëm

    Kjo është top 10-shja e Eurovizionit 2025

    Shqipëria pas më shumë se një dekade në top 10-she, zë vendin e 8 në Eurovizion

    Austria fiton Eurovisionin 2025

    Të Fundit

    Kjo është top 10-shja e Eurovizionit 2025

    Shqipëria pas më shumë se një dekade në top 10-she, zë vendin e 8 në Eurovizion

    Austria fiton Eurovisionin 2025

    Shqipëria merr 173 pikë nga publiku

    Përfundon votimi i jurisë kombëtare: Shqipëria grumbullon 38 pikë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.