sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Pensionohet kapiteni më i veçantë i Policisë së Kosovës

    09/07/2021 13:03
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Njeriu që bëri shumë për sigurinë në trafik, ai që shihej në çdo cep të kryeqytetit duke e rregulluar trafikun, ndonëse kishte gradën e kapitenit, nga sot më nuk do ta shihni në detyrë.

    Qamil Behrami, është pensionuar nga Policia e Kosovës këtë të premte. Ai ishte i veçantë, njohës i mirë i trafikut dhe i dashur nga qytetarët.

    Kapiteni do t’i mungojë shumë njësisë së trafikut e cila me rastin e pensionimit i organizoi atij një ceremoni përshëndetëse.

    Behrami tërë jetën ia ka kushtuar policisë, veçanërisht njësive të trafikut ku ka shërbyer në pozita të ndryshme udhëheqëse në departamente e stacione policore.

    Kapiteni ndonëse i pensionuar, ka premtuar se do të angazhohet sërish nëse është nevoja për të dhënë ide apo propozime për kolegët e tij me të cilët kishte çdo herë bashkëpunim të mirë.

    Karriera e kapitenit

    Qamil Behrami karrierën e ka filluar në vitin 1970/71 në Akademinë Policore në Vushtrri. Si zyrtar policor ka punuar në Njësinë e Komunikacionit të Kosovës deri në vitet e 90’ta, kur edhe u largua nga puna nga sistemi i Serbisë.

    Në vitet e 2000 është kthyer në Policinë e Kosovës. Në vitin 2002 është graduar në gradën e Togerit, dhe ka punuar në Drejtorinë e Komunikacionit Rrugorë, kurse prej vitit 2014 ka kaluar në NJRKRR të Prishtinës si Udhëheqës i Komunikacionit Rrugor për Kryeqytet.

    Gjatë kësaj kohë ka marrë pjesë në shumë komisione për përgatitjet e draft-ligjit të trafikut rrugor të Kosovës të vitit 2007. Po ashtu ka marrë pjesë në përgatitjen e Udhëzimeve Administrative lidhur me lëmin e Komunikacionit.

    Ishte i kyçur në shumë aktivitete policore dhe në implementimin e planeve operative.

    Ka qenë në përcjellje të shumë personaliteteve shtetërore, duke filluar prej atyre të SHBA-ve e deri te shtete më të vogla.

    Është shpërblyer me shumë mirënjohje dhe medalje në punë.

     

    Artikuj të ngjashëm

    Pejani gjen kuletën me 600 euro dhe e dorëzon në Polici

    Suspendohet një polic në Prizren, dyshohet se i dehur sulmoi fizikisht një grua

    Vdes polici nga Vushtrria, Rexhep Gërxhaliu

    Të Fundit

    Para zgjedhjeve të reja, Vuçiq kërkon më shumë autonomi për serbët në veri të Kosovës

    REL: Moszbatimi i Marrëveshjes për normalizim anulon konferencën e donatorëve

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon më shumë përkrahje nga MINT

    ​Kurti: Marrëveshja nuk po zbatohet për shkak të sjelljes destruktive të Serbisë

    Shoqëria e tyre vazhdon edhe jashtë BBVK, Vedati publikon imazhe përkrah Gresës dhe Andit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.