Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Pensionohet Arsim Bajrami, profesori që ishte pjesë e hartimeve të të gjitha akteve kushtetuese të Republikës së Kosovës

    19/03/2025 10:17
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Është pensionuar sot, akademik Arsim Bajrami.

    Profesori i njohur i fushës juridike në vend ishte pjesë e gjitha proceseve shtetformuese të Republikës së Kosovës.

    Krahas punës akademike, ai ishte aktiv edhe në jetën politike duke marrë pjesë në negociatat në Rambuje për lirinë e Kosovës, negociatat e Vjenës për pavarësinë e Kosovës dhe duke qenë hartues dhe i të gjitha akteve kushtetuese nga viti 1990 e deri më sot.

    Gjatë karrierës së tij ai ka qenë edhe bartës i shumë funksioneve publike politike.

    Ishte deputet i zgjedhur në 5 mandate dhe ministër i qeverisë së Kosovës në dy mandate, Ministër i Administratës Publike dhe Ministër i Arsimit.

    Ai ishte edhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

    Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar një status ku ka falënderuar studentët dhe familjen e tij për mbështetje gjatë karrierës së tij.

    “Sot është Ditëlindja ime e 65-të dhe njëkohësisht dita e pensionimit tim. Jam krenar dhe ndihem i lumtur që për 45 vjet (1979-2025) kam qenë pjesë e Universitetit të Prishtinës, si student, profesor, senator, anëtar i Këshillit Drejtues, prorektor dhe rektor. Tani, kur po pensionohem, dëshiroj t’i shpreh falënderimet e mia dhjetëra mijëra studentëve, juristëve dhe magjistrave të diplomuar, 38 doktorantëve që kam mentoruar dhe 12 asistentëve që kam ngritur dhe pavarësuar në ngritjen akademike. Po ashtu, shpreh falënderimet e sinqerta edhe për të gjithë kolegët e Fakultetit Juridik dhe Departamentit të Shkencave Politike.

    Ndër të tjera, ai ka përmendur edhe rolin e tij akademik.

    “Në aspektin akademik kam realizuar misionin tim, duke qenë anëtar i rregullt-Akademik i tri akademive (2012 anëtar i ASHAK, 2015 anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve (EASA) dhe nga 2024 anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (ASHSH)).

    Për punën akademike e shkencore dhe shërbimin në shtetëndërtimin e Kosovës jamë shpërblyer me shumë çmime , dekorata e mirënjohje vendore dhe ndërkombëtare. Falenderoj familjen time, nënen dhe bashkëshorten e ndjerë , kolegët, studentët dhe të gjithë miqtë e mi që më mbështetën në këtë rrugëtim”, ka shkruar Bajrami.

    Përveç pensionimit, Bajrami sot feston edhe ditëlindjen e 65-të.

    Artikuj të ngjashëm

    Hallakamë te Mati 1, punëtori i “Pastrimit” goditet nga vetura, ka edhe të arrestuar

    Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

    Bënte veprimet të rrezikshme me motor në rrugë, gjobitet i riu nga Istogu

    Të Fundit

    Hallakamë te Mati 1, punëtori i “Pastrimit” goditet nga vetura, ka edhe të arrestuar

    Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

    Bënte veprimet të rrezikshme me motor në rrugë, gjobitet i riu nga Istogu

    “Të kesh kujdes për sjelljet tua”, “Rrin në xhepin tim”: Detaje se si i jepte këshilla oficeri serb, Hysri Selimit

    Jo me ekskursione por me tabletë, komuna e Skënderajt shpërblenë me dhurata nxënësit e dalluar në gara (Dokument)

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.