Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Pensionistëve mbi 80 vjet dhe me probleme shëndetësore u mundësohet lajmërimi nga shtëpia

    08/07/2023 17:23
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ka filluar zbatimi i projektit për lajmërimet në shtëpi për pensionistët që janë në dhe mbi 80 moshën 80-vjeçare si dhe për ata që për shkaqe shëndetësore nuk mund të paraqiten fizikisht për vazhdimin e pagesës së pensionit.

    Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave, ky shërbim tashmë ka filluar të zbatohet në të gjiha komunat e Kosovës.

    “Ky shërbim ka filluar të zbatohet fillimisht në regjionin e Prishtinë (Komuna e Prishtinës, Fushë Kosovës, Drenasit, Lipjanit, Podujevës, Obiliqit dhe Graqanicës), si pilot-projekt, nga muaji shkurt i këtij viti, duke qenë i kufizuar me moshën 85+. Ndërsa tani zgjerohet edhe në të gjitha komunat, si dhe përfshihen të gjithë pensionistët 80+ dhe secili pensionist që për shkaqe shëndetësore nuk mund paraqitet fizikisht”, thuhet në njoftimim e kësaj ministrie.

    Sipas ministrisë, paraqitja e kërkesës për këtë shërbim bëhet në adresat elektronike si në vijim:

    1. Për regjionin e Prishtinës – pensionet.pr@rks-gov.net
    2. Për regjionin e Mitrovicës – pensionet.mi@rks-gov.net
    3.   Për regjionin e Prizrenit – pensionet.pz@rks-gov.net
    4. Për regjionin e Pejës – pensionet.pj@rks-gov.net
    5. Për regjionin e Gjilanit – pensionet.gji@rks-gov.net
    6. Për regjionin e Ferizajt – pensionet.fe@rks-gov.net
    7. Për regjionin e Gjakovës – pensionet.gjk@rks-gov.net

    Ministria njofton se kërkesa mund të paraqitet individualisht nga pensionisti apo nga çdo preson tjetër që e paraqet në emër të pensionistit.

    “Kërkesa duhet të paraqitet së paku 7 (shtatë) ditë para datës kur pensionisti duhet të lajmërohet fizikisht, pranë zyrave të Departamentit të Pensioneve. Kërkesat e tilla janë vlefshme vetëm nëse konfirmohet pranimi i shkresë elektronike kthyese, përndryshe kërkesa duhet të përsëritet”, thotë ministria.

    Sipas Ministrisë së Financave, më kërkesë pensionistit duhet të paraqesin të dhënat si në vijim:

    1. emri dhe mbiemri i pensionistit;
    2.  numri personal i pensionistit;
    3.  numri i telefonit të pensionistit (nëse ka – preferohet numër i mobilit);
    4.  numri i telefonit të një personi të afërt të pensionistit; dhe
    5. adresa e banimit të pensionistit dhe përshkrimi shtesë lidhur me adresën.

    Ministria njofton gjithashtu se pensionistëve të cilëve nuk ju aprovohet kërkesa për shkak të mos plotësimit të kritereve, duhet të vazhdojnë të paraqiten për lajmërim tek zyrat e pensioneve.

    “Pensionistit do t’i konfirmohet që kërkesa është pranuar, dhe pas verifikimit të të dhënave sipas kritereve të përcaktuara më lartë, do të njoftohet për realizimin e vizitës përafërsisht 24 orë më herët, përfshirë këtu edhe ditët e vikendit”.

    “Pensionistët të cilëve nuk ju aprovohet kërkesa për shkak të mos plotësimit të kritereve, duhet të vazhdojnë të paraqiten për lajmërim tek zyrat e pensioneve. Andaj, ftojmë pensionistët që i plotësojnë kushtet për këtë shërbim dhe të afërmit e tyre të shfrytëzojnë këtë shërbim”, thuhet tutje në njoftim.

    Artikuj të ngjashëm

    Pensionistët mblidhen javën e ardhshme, vendosin për datën e protestës

    Shtyhet afati i regjistrimit për kalim në pension parcial kontributiv

    Çka bëjnë të moshuarit kosovarë me 100 euro pension?

    Të Fundit

    Deputetët nuk hoqën dorë, përfituan mijëra euro për karburante gjatë vitit 2024

    Rutte bën paralajmërimin e frikshëm: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme të Xi dhe Putin 

    Tmerr në Antalia, luani del nga kafazi dhe sulmon një familje në park 

    Redžepit i besohet edhe një mandat nga partia boshnjake

    Trump për përmbytjet në Teksas: Një tragjedi e paimagjinueshme

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.