Një vajzë ka raportuar në polici gjyshin e saj, pasi siç ka deklaruar ajo është ofenduar nga ai.
Sipas raportit të policisë, gjyshi i saj fillimisht është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë rregullt.
Rasti ka ndodhur në Pejë.
“Viktima femër kosovare, ka raportuar se është ofenduar nga gjyshi i saj i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.