Të shtunën në mbrëmje ka ndodhur një rast në fshatin Vitomoricë të Pejës.
Një person e ka vërejtur se atij po i mungonte arma zyrtare.
Me këtë rast, menjëherë ai e ka njoftuar policinë, të cilët i kanë nisur hetimet lidhur me rastin.
Klankosova.tv merr vesh se i dëmtuari në këtë rast, zyrtar i Shërbimit Korrektues i Kosovës ka thënë se dyshimet i ka në vëllain e tij, i cili edhe kishte dalur nga shtëpia pa ndonjë paralajmërim.
Ky i fundit po kërkohet nga policia.