Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se kishte plane ogurzeza për Republikën e Kosovës.
Peci, i cili bashkëdrejton Partinë Guxo, me Donika Gërvallën ka treguar se pse nuk pranuan të garojnë vetë në zgjedhje.
“Me Vetëvendosjen na bashkoi Kosova, këtë mandat eleminuam rreziqet e mëdha, dhe do të jemi prap bashkë për të eleminuar rreziqet eventuale, bashkë me Vetëvendosjen eleminuam skenarët ogurzi për ndarjen e Kosovës.Kosova nuk ndahet, nuk coptohet, sepse te gjithë ne për Kosovën jemi të gatshëm të jemi Afrimi (Bunjaku)”, tha Peci.