Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Peci: Sipërfaqja e punuar e tokës është rritur në 121 mijë hektarë

    17/10/2024 11:37
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, tha se sipërfaqja e punuar e tokës është rritur në 121 mijë hektarë, si dhe janë rritur edhe eksportet e prodhimeve organike.

    Ai në konferencën për Bujqësinë e Qëndrueshme, ka theksuar se po punojnë për një model që është i fokusuar në ruajtjen e mjedisit dhe rritjen e konkurrencës.

    Ministri i Bujqësisë ka shtuar se vend të rëndësishëm në strategji, ka edhe promovimi i fermerëve dhe bizneseve, andaj janë rritur edhe investimet në marketing, raporton EO.

    “Bujqësia e qëndrueshme ka një rol kyç në strategjinë tonë. Sektori bujqësor ka pësuar ndryshim thelbësor në këto tri vitet e fundit, përmes një menaxhimi më të morë dhe rritjes së investimeve. Aktiviteti bujqësor është rritur për 29%. Ne kemi arritur që në mandatin tonë të aprovojmë dhe sponsorizojmë 28 ligje.  Kemi draftuar strategjinë për bujqësinë, që synon rritjen e konkurrencës në sektorin agro-ushqimor. Jemi të vetëdijshëm që qëndrueshmëria kërkon punë”.

    Ai ka thënë se Ministria që drejton po punon qe të promovojë edhe bizneset dhe fermerët, ku investime të mëdha po bëhen në marketing.

    Artikuj të ngjashëm

    Toka do të jetë në pikën më të afërt me Diellin sot – A do të ketë ndikim tek ne?

    NASA: Një asteroid me madhësinë e një “stadiumi” do t’i afrohet Tokës nesër

    Rezultatet e hulumtimit të ISS: Mos i përdorni telefonat para se të shkoni në shtrat

    Të Fundit

    Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë

    Shqipëria dhe Kosova zgjedhin përfaqësueset për “Miss Universe 2025”

    A është penduar për ndonjë gabim në “BBV 4”, tregon Jozi

    MAShTI: 68.6% kalueshmëria e Provimit të Maturës

    Përplasja për projektet në kryeqytet – Kurti s’e do Ramën në krye të Prishtinës, ky ia kthen mbrapsht

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.