Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Peci në Dusseldorf përkrahë bizneset vendore prodhuese të verës

    20/03/2023 22:29
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka marrë pjesë në Panairin tradicional të Verës dhe Pijeve Alkoolike “ProWein”, i cili po mbahet në Dusseldorf të Gjermanisë, e në të cilin prodhimet e tyre po i ekspozojnë edhe disa biznese vendore prodhuese të verës siç janë: Bodrumi i Vjetër, Stone Castle, Labi Wine, Verari Suhareka dhe Biopak.

    Ministria e Bujqësisë ka njoftuar se ministri Peci është shprehur se mërgata kosovare ka gastronom të suksesshëm në gjithë Evropën, të cilët edhe numërojnë qindra restorane me renome. “Duke u nisur nga kjo, ju bëj thirrje të gjithë gastronomëve që ta vizitojnë Panairin e Verës dhe Pijeve Alkoolike “ProWein” në Dusseldorf që njihet si panairi më i madh në Evropë i këtij lloji, pasi në këtë mënyrë krijojmë mundësi të reja për prodhuesit tanë drejt eksportit, ndërsa gastronomët përveç se do kenë verë cilësore në restorantet e tyre, do kenë dhe një pjesë të traditës që tua prezantojnë klientëve”, tha me këtë rast Ministri Peci.

    Ministri i BPZhR-së, Faton Peci, përgëzoi prodhuesit tanë për punën dhe angazhimin e tyre drejt zhvillimit të mëtutjeshëm të sektorit të verëtarisë në Kosovë.

    Postimi i plotë:

    Artikuj të ngjashëm

    Si mund t’ia hap Prokuroria telefonin Pecit – Koci: Merr urdhër nga gjykata dhe kërkon ekspertizë teknike

    Pas intervistimit, Peci iu ikë medieve

    Pas gjysme dite marrje në pyetje, Peci shfaqet në disponim krah avokatit Hodaj

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.