Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar sot një mërgimtar nga Vaganica që jetojnë në Gjermani, i cili thotë se i ka dhënë pa pagesë në shfrytëzim 7 hektarë tokë bujqësore një bujku nga Mitrovica.
Peci përmes një postimi në Facebook thotë se mërgata jonë është kategoria më brilante e kombit me vepra patriotike.
Postimi i tij i plotë:
Mërgata jonë është kategoria më brilante e kombit me vepra patriotike.
🌾 Murat dhe Xhevat Gjosha nga Vaganica, që jetojnë në Gjermani, i kanë dhënë pa pagesë në shfrytëzim 7 hektarë tokë bujqësore ikonës së bujqësisë në Mitrovicë Ramiz Kalludra.👨🌾 Nga 3 hektarë vitin e kaluar, këtë vit axha Ramiz i ka shtuar sipërfaqet në 7 hektarë me pjepër dhe bostan.
💧Në fshatin Pirç, që është zemra e bujqësisë në Mitrovicë, Ministria e Bujqësisë ka investuar rreth 350 mijë euro vetëm në sistemin e ujitjes.📈 Me mërgatën që kontribuon, fermerët që punojnë dhe shtetin që investon bujqësia bëhet histori suksesi.