Lajme

Peci: Do të bëhet rrënimi dhe lirimi i hapësirës publike te Stacioni i Autobusëve në Mitrovicë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se ka marrë vendim për rrënimin dhe lirimin e hapësirës publike tek Stacioni i Autobusëve në këtë komunë.

Peci ka paralajmëruar se aksione të tilla do të vazhdojnë deri në lirimin e plotë të të gjitha hapësirave publike.

“Përmes këtij vendimi u bëj thirrje qytetarëve që të mos i uzurpojnë hapësirat publike, sepse të gjithë ata që në mënyrë të kundërligjshme shfrytëzojnë ose i kanë të uzurpuara hapësirat komunale do të kenë konsekuenca të tilla ashtu siç është e paraparë me ligj”, ka shkruar Peci.

Dje ai ka paralajmëruar edhe revokimin e të gjitha lejeve ndërtimore “që janë dhënë kundërligjshëm gjatë fushatës”.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button