Lajme
Peci direkt nga Mitrovica: Situata nga vërshimet është nën kontroll
Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, në “Edicionin Special” në Klan Kosova, njoftoi se për shkak të situatës me vërshimet, është themeluar shtabi emergjent dhe se deri tani situata është nën kontroll.
Ai theksoi se nuk ka pasur ndonjë lokacion të rrezikuar, por shton se lumi Lushta paraqet rrezikun më të madh.
“E kemi themelu shtabin emergjent, deri në këto momente nuk ka ndonjë lokacion që do të thotë përkundër të reshurave, nuk mund të themi që ka ndonjë rrezik të madh. Lumi Lushta paraqet rrezikun më të madh
“Lujta jem të për qytetarët është të jenë të kujdesshëm, nuk besoj që kontribuojmë duke e rritur nivelin e shqetësimit”, tha Peci në Klan Kosova.