Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    PDK merr pjesë në takimin e Këshillit të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës

    22/06/2024 12:00
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Partia Demokratike e Kosovës po merr pjesë në takimin e Këshillit të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës – ALDE, shkruan Gazeta Demos.

    Në këtë takim nga PDK-ja, po marrin pjesë Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku dhe Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Bernard Nikaj.

    Në takimin e ALDE po diskutohet për lidershipin e ardhshëm të institucioneve të Bashkimit Evropoan, me fokus pozitën e Kryeministres Kaja Kallas, e cila pritet të jetë Përfaqësuese e Lartë për politikë të jashtme të BE-së.

    “Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku dhe Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Bernard Nikaj, po marrin pjesë në takimin e Këshillit të ALDE që po mbahet këtë fundjavë në Vilnius të Lithuanisë.

    Dy javë pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, partitë anëtare të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE), po diskutojnë për lidershipin e ardhshëm të institucioneve të Bashkimit Evropoan, me fokus të veçantë për pozitën e Kryeministres Kaja Kallas, e cila pritet të jetë Përfaqësuese e Lartë për politikë të jashtme të BE-së.

    Gjithashtu, delegatët e Këshillit të ALDE kanë mirëpritur edhe vendimin për emerimin e Mark Rutte në krye të NATO-s. Të dy këta vijnë nga familja politike e ALDE.

    Gjatë qëndrimit në Vilnius, delegacioni i PDK-së ka zhvilluar takime me lidershipin e ALDE dhe partive anëtare për të siguruar mbështetjen e vazhdueshme për rrugën evropiane të Kosovës, me fokus të veçantë në Këshillin e Evropës dhe statusin kandidat në BE.

    PDK është anëtare me të drejta të plota në ALDE”, ka njoftuar PDK-ja./GazetaDemos/

    Artikuj të ngjashëm

    Policia apelon për kujdes në trafik ku lëvizin makineritë bujqësore

    Anita Haradinaj: Vetëm Ramushi më duron, kam ditë me zgjedh

    Korrje-shirjet: Kurti dhe Peci i “hypin kombajës” në Suharekë

    Të Fundit

    Policia apelon për kujdes në trafik ku lëvizin makineritë bujqësore

    Anita Haradinaj: Vetëm Ramushi më duron, kam ditë me zgjedh

    Korrje-shirjet: Kurti dhe Peci i “hypin kombajës” në Suharekë

    Gjilani nis fushatën e korrje-shirjeve të mbi 3 mijë hektarëve me grurë

    Sot varroset i mituri i dytë nga vetaksidenti në Treboviq të Pejës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.