Partia Demokratike e Kosovës gjatë së hënës, përmes një konference për media ka kërkuar nga Prokuroria e Kosovës që të hetojë rastin e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, shkruan GazetaDemos.
“Rasti Dehari, është një rast tragjik, më të cilin nuk mund të vazhdohet të bëhet politikë, prandaj kërkojmë nga prokuroria e shtetit që të intervistoj Kryeministrin Kurti dhe Ministren Haxhiu për të zbardhur përfundimisht se kush dhe si i zhduku mostrat e rastit Dehari, në mënyrë që të zbardhet e vërteta e plotë e këtij rasti tragjik. Prandaj, kërkojmë drejtësi për Rastin Dehari”, tha Përparim Gruda.
Sipas Grudës, Kryeministri Kurti dhe Ministrja Haxhiu duhet ta sqarojnë opinionin publik se pse po heshtin karshi akuzave që i përfshijnë në mënyrë direkte ata në krimin e zhdukjes së mostrave të Rastit Dehari.