Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Elmi Reçica, ka treguar se është themeluar nëndega e PDK-së në Lyon të Francës.
Siç ka njoftuar Reçica në Facebook, kryetar të kësaj nëndege është e kanë zgjedhur Ardit Bejtën.
Reçica tha se roli i mërgimtarëve ka qenë gjithmonë i rëndësishëm.
“Roli i mërgatës tonë, historikisht, ka qenë jetik për çlirimin, pavarësinë dhe ndërtimin e Kosovës. Sot, ky rol është po kaq i nevojshëm në zhvillimin dhe integrimin e vendit tonë”, ka shkruar ai në Facebook. “Si aseti më i çmuar që kemi, jam shumë i lumtur që mërgata jonë kontributin e tyre në shërbim të vendit po e koncepton përmes PDK-së”.
Postimi i plotë i tij: