Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri pas mbledhjes së kryesisë ka bërë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës do të kërkojë që me rezolutë të pranohen kërkesat e minatorëve.
‘’Ne do të kërkojmë që në seancën e radhës që përmes një rezolutë të pranohen kërkesat e minatorëve. Mendoj që janë kërkesa të drejta dhe minimale”, ka thënë Tahiri.
Po ashtu Tahiri ka folur edhe për raportimin e Kurtit për procesin e dialogut që pritet të mbahet të premten.
“Mendoj që ky është një obligim i kryeministrit dhe është obligim i Rezolutës që është miratuar në Kuvend. E rëndësishme është që të kuptohet se në çfarë është pajtuar Qeveria e Kosovës dhe si do të jetë që kryeministri është pajtuar për Asociacionin”, ka thënë Tahiri.