Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, i cili është miratuar javën e kaluar.
Përparim Gruda, udhëheqës i Departmantit për Drejtësi në PDK, tha se PDK-ja do të vazhdojë të mbrojë Kushtetutën e Kosovës
Ai tha se pret që gjykata të vendosë në favor të kërkesës së Partisë Demokratike.
“Ne e bëjmë atë që duhet ta bëjë secila opozitë normale në një vend. Ne i dërgojmë ligjet në Gjykatën Kushtetuese, por i takon Gjykatës Kushtetuese që të vendosë. PDK-ja do t’i qëndrojë kësaj linje të mbrojtjes së Kushtetutës derisa ajo të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës”, tha Gruda.
Fetah Fetahu, avokat i Grupit Parlamentar të PDK-së, tha se Ligji është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.