PDK ia merr AAK-së kryetaren e gruas në Lipjan

Kryetarja e Forumit të Gruas të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Lipjan, Ganimete Qeriqi ka kaluar në Partinë Demokratike të Kosovës.

Aderimi i saj në PDK është bërë i ditur nëpërmjet faqes zyrtare të kësaj partie në Lipjan.

“Aderimet në PDK, dega në Lipjan janë të mirëpritura. Kryetarja e Forumit të Gruas në AAK në Lipjan, Ganimete Qeriqi, njëherit Këshilltare në Kuvendin Komunal, aderoj në PDK dhe tani do të jetë pjesë e listës kandiduese në ekipën e Kandidatit për Kryetar, Dr.sc.Hyzer Rizani. Lipjanin”, thuhet në njoftimin e degës së PDK-së.

Reklama